Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Author: monika

    Edhe pse Michael ka lindur dhe jeton në Amerikë, ai tashmë ka një rrënjë në dheun e të parëve të tij, të babait e të nënës, që është Shqipëria! Si dhuratë për 10-vjetor, gjyshërit e Michael, shkrimtari Mihallaq Qilleri dhe bashkeshortja Aleksandëra Qilleri i dhuruan nipit një pemë cedrus, të cilën e mbollën vetë në ditën e tij të lindjes, në Parkun e Madh të Liqenit! Gëzuar ditëlindjen Michael!

    Rikthehemi për të dytin vit me TiranaThlon te Parku Helen në Farkë! I konceptuar si ndërthurje mes sportit, bukurisë natyrore dhe nevojës për standarte në zhvillimin e një eventi të tillë si triathloni, Parku Helen u inagurua vitin e shkuar, në prag të #TiranaThlon1. Këtë vit, ai do të mirëpresë me 29 Maj sportistë nga e gjithë bota në , një garë që zhvillohet në tre disiplina: not, çiklizëm dhe vrap. Numërimi mbrapsht ka nisur, kanë mbetur edhe disa ditë

    https://youtu.be/eZFCZOM-oq8 Bashkë për Ditën e Tokës! Çfarë kënaqësie të shohësh si është transformuar një terren , dikur i pushtuar nga kioskat dhe plehrat, në një hapësirë me mijëra pemë, që ka dyfishuar Liqenin e Tiranës . Jam krenar për 114 mijë pemët që mbollëm këtë sezon - pak nga pak - me aleatët tanë më të mirë, fëmijët e qytetit , por edhe bizneset që na ndihmojnë çdo vit në gjelbërimin e Tiranës.

    Vijojmë punën për përfundimin e Pistës Olimpike të Vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit, një aset i shtuar për qytetin dhe komunitetin! Zona e dedikuar totalisht atletikës me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për stërvitje "shkrihet" gjithashtu me natyrën, duke garantuar jo vetëm pistën e duhur për sportistët, por edhe një pikë mjaft tërheqëse për frekuentuesit e parkut!

    Mbështesim me zemër aktivitetet sportive në Parkun e Madh të Liqenit! Ashtu si gjysmë maratonën Ballkanike një javë më parë, edhe këtë fundjavë mirëpritëm "NATO Run Tirana", një vrapim ndërgjegjësues, me rastin e 13 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorit të Aleancës!