E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Author: ana

https://youtu.be/21gi3now3y4 Në Ditën Ndërkombëtare të Artit sollëm një eksperiencë magjike me artistët e cirkut 🎪✨ Fëmijët hodhën hapat e parë në botën e artit përmes ekuilibrit, lëvizjeve bazë dhe akrobacive të thjeshta, të realizuara me shumë entuziazëm dhe kurajo. Një atmosferë plot buzëqeshje, emocione dhe energji pozitive, ku çdo moment u kthye në një kujtim të bukur ❤️

https://youtu.be/EPCIoP0b5As Teatri i Hapur në Parkun e Liqenit Artificial mban me krenari emrin e artistit të madh Mirush Kabashi. Një mbrëmje plot emocion dhe mirënjohje për të nderuar figurën e tij të paharruar dhe kontributin e jashtëzakonshëm që la në artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në kujtesën tonë dhe në skenën që tashmë mban emrin e tij. 🎭✨

https://youtu.be/5CqGoJbLnqg Në Ditën Ndërkombëtare të Artit sollëm një eksperiencë magjike me artistët e cirkut Fëmijët hodhën hapat e parë në botën e artit përmes ekuilibrit, lëvizjeve bazë dhe akrobacive të thjeshta, të realizuara me shumë entuziazëm dhe kurajo. Një atmosferë plot buzëqeshje, emocione dhe energji pozitive, ku çdo moment u kthye në një kujtim të bukur

https://youtu.be/edPs-o9Z0VE Më 8 Prill, pranë Fushave Multisportive në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, "Tirana Lions Rugby" zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Aktiviteti nisi me një prezantim të sportit të rugby-t (Touch Rugby), ku pjesëmarrësit u njohën me historinë, rregullat bazë dhe vlerat që ky sport përçon - respektin, bashkëpunimin dhe disiplinën. Sporti bashkon!

https://youtu.be/Elhq8m7Hu1I Këtë herë u ndalëm në shkollën “Faik Konica”, ku nxënësit mësuan rregullat bazë të pedalimit të sigurt. Përmes aktiviteteve praktike, ata u njohën me rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse. Një hap i vogël sot, për një të ardhme më të sigurt nesër