Bashkë për Ditën e Tokës!
Bashkë për Ditën e Tokës! Çfarë kënaqësie të shohësh si është transformuar një terren , dikur i pushtuar nga kioskat dhe plehrat, në një hapësirë me mijëra pemë, që ka dyfishuar Liqenin e Tiranës . Jam krenar për 114 mijë pemët që mbollëm këtë sezon – pak nga pak – me aleatët tanë më të mirë, fëmijët e qytetit , por edhe bizneset që na ndihmojnë çdo vit në gjelbërimin e Tiranës.