E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Bashkia e Tiranës premton një tjetër sezon fantastik te Amfiteatri, hapen thirrjet për artistët.

Bashkia e Tiranës premton një tjetër sezon fantastik te Amfiteatri, hapen thirrjet për artistët.

Amfiteatri i Tiranës ka nisur përgatitjen e kalendarit të ri artistik për sezonin Mars – Nëntor 2019 me aktivitete artistike, edukuese, promovuese, konferenca, diplomime etj.

Të gjithë të interesuarit do të duhet që të aplikojnë më parë për rezervimin e skenës në linkun:

http://apr.codelabour.al/rezervo-amfiteatrin-e-tiranes/ ose duke dërguar email në adresën: [email protected].

Amfiteatri i Tiranës (rindërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018) është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh.

I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm mirëpret publikun me koncerte, festivale, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët.

Top Channel          Shqiptarja.com         Gazeta Tema          Java News          News Bomb