Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Bisedka Kineze

    Pagoda, një objekt origjinal që sjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri ndodhet në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, duke shërbyer si vend relaksi dhe bisedash mes miqve ku mund të kalojnë orët e paradites, apo pasdites në ajrin e pastër që të ofron ky park. Ndërtimi i këtyre objekteve është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së Kinës në Tiranë. Materialet për këto objekte janë sjellë enkas nga Kina dhe janë montuar në bashkëpunim me specialistët kinezë. Pagodat kineze janë një pjesë e arkitekturës tradicionale kineze. Përveç përdorimit fetar, që nga kohët e lashta pagodat kanë qenë vlerësuar për pamjet spektakolare që ofrojnë dhe shumë poema të famshme në historinë e Kinës përmendin gëzimin e ngjitjes nëpër shkallët e tyre. Pagoda është një kullë me strehë të mbivendosura e të shumëfishta, ndërtuar në traditat me orgjinë nga Azia e jugut dhe të zhvilluara më tej në Azinë lindore ose në përputhje me traditat e rajonit. Ato gjenden në Nepal, Indi, Kinë, Japoni, Kore, Vietnam, Burma, Sri Lanka dhe vende të tjera të Azisë. Parku i Liqenit Artificial të Tiranës ndodhet midis malit dhe ujit, me pamje të bukur dhe mjedis të këndshëm duke u bërë një zonë e rëndësishme për vizita dhe argëtim nga qytetarët e turistët. Pavilioni ‘Shanshui’ i dhuruar nga pala kineze ka edhe bukurinë edhe prakticitetin, duke i shtuar parkut elementin kinez.