Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Bisedka teatër “Colodi”

    Një investim i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit është një aset i shtuar për Parkun e Madh të Liqenit. Rehabilituam një bisedkë të amortizuar për ta kthyer në funksion të qytetarëve, kryesisht fëmijëve. Kjo hapësirë edukuese dhe relaksuese pozicionohet mes gjelbërimit e harmonisë së natyrës që ofron parku. Bisedka është konceptuar si miniteatër i hapur në natyrë ku nuk mungon skena dhe platea e gjelbërt. Vlerë e shtuar të ketij investimi te APR-Bashkia Tiranë është instalacioni “Pinoku”, donacion i Prof. Klement Zoraqi.

    Përmirësojmë çdo qoshkëz të Parkut të Madh duke i dhënë jetë, hijeshi, gjallëri dhe dashuri çdo hapësire të tij! Rrëzuam një ndërtesë te degraduar për të ngritur një tjetër më të re, më të bukur e më të duhur. Teatri Pinoku ka zënë tashmë vendin e tij në një nga zonat më të gjelbëruara të parkut, ndërsa është gati të presë vizitat e më të vegjëlve të qytetit!