Zogjtë shtegtarë mbi liqen!
https://youtu.be/yM4P-HjFAp4 Liqeni i Tiranës, strehë për qindra shpendë ujorë. Sipas Qendrës për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve të Shqipërisë (Shpendët e Shqipërisë/Bird of Albania), 3160 shpendë uji janë numëruar së fundmi në Liqenin e Tiranës, siç e cilëson kjo qendër, një vend i shkëlqyer për kundrimin e shpendëve, pasi krahas shpendëve të ujit ka larmi edhe të harabelorëve.
Niveli i ujit në Liqenin e Tiranës
https://youwant.al/nis-zbrazja-e-ujit-tek-liqeni-artificial-ne-tirane-zbulohet-cfare-po-ndodh/?fbclid=IwAR1sE9dQa5zN90bhjUal5C2d7p3JCCjUYRibu666ihKqDhgXZ5JMQTDREwk
Rugby – Sporti Bashkon!
https://youtu.be/edPs-o9Z0VE Më 8 Prill, pranë Fushave Multisportive në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, "Tirana Lions Rugby" zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Aktiviteti nisi me një prezantim të sportit të rugby-t (Touch Rugby), ku pjesëmarrësit u njohën me historinë, rregullat bazë dhe vlerat që ky sport përçon - respektin, bashkëpunimin dhe disiplinën. Sporti bashkon!
Aktivitete të ndryshme pranë fushave multisportive!
https://youtu.be/H5Z26bQtVG4 Mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit, çdo moment kthehet në energji dhe argëtim. Një hapësirë ku sporti dhe natyra bashkohen për të sjellë eksperienca të bukura për të gjithë. Le të shijojmë së bashku çdo moment!
Shkolla në lëvizje!
https://youtu.be/Elhq8m7Hu1I Këtë herë u ndalëm në shkollën “Faik Konica”, ku nxënësit mësuan rregullat bazë të pedalimit të sigurt. Përmes aktiviteteve praktike, ata u njohën me rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse. Një hap i vogël sot, për një të ardhme më të sigurt nesër
Parku Rinia nën tingujt e Bandës së Qytetit!
https://youtu.be/DhH0Rl01OuY Banda e qytetit solli tinguj të bukur në Parkun Rinia, duke i dhuruar gjallëri dhe muzikë çdo kalimtari 🎶
