E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram
Image Alt

Blog Standard

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Përgjegjës sektori pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin Prodhim Shitje, Material Drusor është i lirë (vakant). Si më poshtë do të gjeni: 1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës. 2.Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit. 3.Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati 4.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.Përgjegjësi i sektorit organizon aktivitetin e përditshëm në fushën e druve për mbarëvajtjen e punës si dhe kontrollin e sigurisë teknike. Ai ka përgjegjësi të sigurojë, magazinojë, përpunojë dhe tregtojë lëndën drusore për Entet Publike dhe popullsinë në Bashkinë e Tiranës. Detyrat kryesore të Përgjegjësit të Sektorit. a. Organizion të gjithë aktivitetin e përditshëm dhe vendosjen e disiplinës për sigurinë teknike në fushë;b. Siguron mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe veglat për të gjithë frontet e punës dhe aktivitetit të përditshëm;c. Organizon punën për furnizimin e popullatës dhe enteve publike me dru zjarri;d. Ndjek proçedurat për plotësimin e dokumentacionit në fushën e druve nga ana e specialistit dhe magazinierit, si dhe rakordimin e

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit I pranë Drejtorisë Ekonomike në Sektorin Buxheti dhe Zbatimi i Kontratave është i lirë (vakant). Si më poshtë do të gjeni:1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.2. Detyrat kryesore të Specialistit I.3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës. Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit Specialisti i Sektorit te buxhetit evidenton nevojen per fonde ne menyre periodike, perpilon kerkesat per fonde dhe paraqet ato ne evidencat perkatese mujore. Detyrat kryesore të specialistit I. Paraqet dokumentacion të saktë dhe pa korigjime ku të përshkruhen veprimet ose ngjarjet sipas datës, objektit, treguesve sasiorë dhe të vlerës.b. Propozon zgjidhje për probleme financiare të evidentuara.c. Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë finaciare në veprimtarinë ekonomike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.d. Përfaqëson sektorin në rastet kur ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë.e. Mbajtja e ditarit të shpenzimeve në momentin e konstatimit të tyre.f. Mbajtja dhe evidentimi i proçedurave mbi donacionet.g. Paraqet

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit I pranë Drejtorisë Juridike në Sektorin Trajtim Asetesh është i lirë (vakant). Si më poshtë do të gjeni:1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.2. Detyrat kryesore të Specialistit I.3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës. Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai është përgjegjës për mirëadministrimin e çdo cështje që lidhet me hartimin, përmirësimin e standardizimin e kontratave e marrëveshjeve, që APR lidh me subjekte fizike dhe juridike, vendase e të huaja, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, referuar akteve ligjore e nënligjore që janë në fuqi,me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara. Detyrat kryesore të Specialistit I. a. Organizon procesin e ofrimit të ndihmës ligjore për kontratat dhe marrëveshjet, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve, në mbështetje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi;b. Mbikqyr dhe siguron realizimin e standartizimit, përmirësimit të kontratave dhe marrëveshjeve që APR lidh me subjektet fizike

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit I pranë Njësisë së Prokurimit Publik është i lirë (vakant). Si më poshtë do të gjeni:1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.2. Detyrat kryesore të Specialistit I.3. Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës. Specialisti është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Njësisë. Ai jep ndihmën juridike për interpretimin dhe hartimin e dokumentave të ndryshëm, si dhe merr pjesë në të gjitha procedurat e prokurimit publik. Ai zbaton ligjshmërinë në veprimtarinë e prokurimeve publike të institucionit dhe të sigurojë mbarëvajtjen e procesit të prokurimeve. Detyrat kryesore të Specialistit I. a. Jep asistencën e nevojshme kur i kërkohet për proçedura publike dhe për zbatimin me përpikmëri të legjislacionit në fuqi.b. Administron në mënyrë të vazhdueshme proçesin e prokurimeve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.c. Merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme si anëtarë i njësisë së prokurimit për të gjitha prokurimet që zhvillohen në institucion.d. Përgatit dokumentat e tenderit,