E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram
Image Alt

Blog Standard

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtor drejtorie pranë Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota është i lirë (vakant). Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës. Drejtori i Drejtorisë së Administrim Pyje dhe Kullota, është nënpunës i nivelit të mesëm drejtues dhe ka përgjegjësi për formulimin dhe zbatimin e politikës në fushën e pyjeve dhe kullotave. Gjithashtu merret me zbatimin e politikave shtetërore për çështjet e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe biodiversitetit në tërësi.   Detyrat kryesore të drejtorit të drejtorisë.   • Drejton, organizon dhe kontrollon aktivitetin e Drejtorisë Adsministrim Pyje dhe Kullota për realizimin e objektivave të përcaktuar në politikat dhe strategjitë e sektorëve të vartësisë. • Përgjigjet për zbatimin e politikave dhe strategjive të miratuara në programet e Qeverisë, Bashkisë Tiranë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pyjet, kullotat, biodiversitetin dhe fondin pyjor e kullosor administruar nga Bashkia Tiranë.  • Miraton programet e punës për planifikim dhe zhvillim të sektorëve, urdhëron krijimin e grupeve të punës për probleme të veçanta që lidhen me mbrojtjen e pyjeve dhe të kullotave dhe trajtimin e tyre, biodiversitetin, marketingun, shërbimet

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtor drejtorie pranë Drejtorisë Ekonomike është i lirë (vakant). Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës. Drejtori i Drejtorisë Ekonomike është nëpunës i nivelit të mesëm drejtues. Ai ka varësi direkte nga Drejtori i Përgjthshëm. Ai duhet të sigurojë mirëadministrimin e vlerave financiare dhe materiale dhe menaxhimin e buxhetit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.   Detyrat kryesore të drejtorit të drejtorisë.   1. Të bëjë shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe të ndjekë e kontrollojë punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve, për përcaktimin e dhënien e zgjidhjeve ligjore, në afatet e caktuara; 2. Drejton procesin e nevojave buxhetore për fonde të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit duke zbatuar ligjet buxhetore ne fuqi. 3. Të zbatojë, ndjekë dhe bashkërendojë plotësimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm; 4. Të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që përgatiten nga nëpunësit e drejtorisë për struktura të tjera brenda APR-së; 5. Të kryejë analiza periodike për veprimtarinë e drejtorisë dhe mbi këtë bazë, të informojë periodikisht Drejtorin e Përgjithshëm për veprimtarinë e drejtorisë dhe për ecurinë

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Drejtorit të Drejtorisë pranë Drejtorisë Administrimi i Parkut të Madh të Liqenit PMLAT është i lirë (vakant). Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.   Drejtori i Drejtorisë është nënpunës i nivelit të mesëm drejtues i cili mbulon çështjet teknike-organizative në aspektet e mirëmbajtjes së parqeve infrastrukturës dhe objekteve e veprave rekreative, në territorin e Parkut tëMadh të Liqenit Artificial. Ai menaxhon dhe organizon veprimtari për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut, në drejtim të mbrojtjes së vlerave natyrore dhe argëtuese të këtij parku.   Detyrat kryesore të Drejtorit të Drejtorisë.   1.Të hartojë programet e zhvillimit të sektorëve në varësi të drejtpërdrejtë dhe të shqyrtojë planet dhe programet e punës për Drejtorinë Administrimi i Parkut të Madh të Liqenit Artificial PMLAT, në përputhje me kuadrin ligjor për menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve rekreativë ekzistues, shesheve rekreativë, parqeve te reja dhe infrastrukturës së tyre; 2.Të propozojë studime, projekte dhe programe vjetore për investimet në parqet rekreativë ekzistues, shesheve rekreativë, parqeve të reja dhe infrastrukturën e tyre; 3.Të kontrollojë dhe garantojë ruajtjen e shesheve rekreativë ( këndeve të lojrave, këndeve të forcës