Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit Tiranë!
Sot, më 17 Nëntor, qytetarët e Tiranës, të vegjël dhe të rritur, u mblodhën për të kujtuar dhe për të festuar lirinë e kryeqytetit tonë të dashur. “Lule t’bukra ka Tirona” Me valle popullore, këngë, ekspozita artistike dhe ngjyra lulesh, kjo ditë sjell në vëmendje trashëgiminë e pasur kulturore dhe shpirtin e patundur të popullit tonë.
Maratona e 8 – të e Tiranës
Maratona e Tiranës, në edicionin e saj të 8-të, ka krijuar një traditë sportive, ku vullneti dhe pasioni janë nxitës për një jetë më të shëndetshme. Me pjesëmarrje masive nga të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, Maratona është kthyer në një prej aktiviteteve më të rëndësishme në kalendarin e maratonave europiane. Falë punës organizative të ekipit të APR dhe Bashkisë Tiranë, Tirana shndërrohet çdo vit më shumë në një kryeqytet Europian.
Peza N’Fest 2024: Një ditë historike, argëtimi dhe festimi
Tiranë, 16 Shtator 2024 – Në këtë ditë të shënuar, lëndinat e bukura të Pezës u shndërruan në një qendër argëtimi dhe relaksi, pasi Peza N' Fest 2024 mblodhi së bashku familje, miq dhe vizitorë për një ditë të mbushur me lojëra aktive dhe festive. Për të nëntin vit radhazi, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës organizoi këtë aktivitet të shumëpritur, duke krijuar kujtime të paharrueshme për të gjitha grupmoshat dhe duke nderuar një kapitull të rëndësishëm
RTSH: Shkolla e Çiklizmit, fëmijët nga 7-14 vjeç, pedalojnë në një hapësirë 10 mijë metra katrorë
https://youtu.be/4bTW70K9ucE?si=zC-b4lRdu_qOrqGs
Si mund të regjistrohen fëmijët në shkollën e biçikletave- Ora e Tiranës | Top News
https://www.youtube.com/watch?v=puDliTvQvck
1 Qershor 2024 – Inagurimi i Shkollës së Çiklizmit
https://youtu.be/mGT2YYsT91Q?si=vNrtEAdOYMW1p1tE Më 1 Qershor 2024, në Ditën e Fëmijëve, Tirana festoi hapjen madhështore të Shkollës së Re të Biçikletave, një objekt modern i dedikuar për promovimin e biçikletës si një mjet alternativ transporti tek të rinjtë e qytetit. Ky moment historik i rëndësishëm, nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit shënon një tjetër investim të suksesshëm të Bashkisë së Tiranës, duke reflektuar angazhimin e saj për krijimin e mjediseve urbane më të gjelbra dhe më të qëndrueshme.
Liqeni i Prushit tërheq vizitorët – Jashtë Vijës së Verdhë
https://www.youtube.com/watch?v=OxevAO4TyBU
Përfundimi i fushatës “Dhuro një pemë” – 1 MAJ 2024
https://youtube.com/shorts/QKRiyjzcF_0?si=if3oheBheuprHRZX Përfundojmë fushatën tonë 'Dhuro një pemë', 2023 - 2024! Mirënjohje për bujarinë dhe përpjekjen e jashtëzakonshme të donatorëve dhe punëtorëve tanë! Kontributet janë një dëshmi e angazhimit tonë kolektiv për një planet më të gjelbër dhe më të shëndetshëm. Faleminderit që jeni krijuesit e ndryshimeve që i duhen botës sonë.
Banda frymore e Tiranës – Tradita kalohet nga brezi në brez në formacionin muzikor
https://www.youtube.com/watch?v=V3Vkz488c2U
104 vite Kryeqytet i Shqipërisë TIRANA- Lule t’bukra ka Tirona
https://youtu.be/f25bzp9N_J0
