E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Lajme

https://youtu.be/eZFCZOM-oq8 Bashkë për Ditën e Tokës! Çfarë kënaqësie të shohësh si është transformuar një terren , dikur i pushtuar nga kioskat dhe plehrat, në një hapësirë me mijëra pemë, që ka dyfishuar Liqenin e Tiranës . Jam krenar për 114 mijë pemët që mbollëm këtë sezon - pak nga pak - me aleatët tanë më të mirë, fëmijët e qytetit , por edhe bizneset që na ndihmojnë çdo vit në gjelbërimin e Tiranës.

Vijojmë punën për përfundimin e Pistës Olimpike të Vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit, një aset i shtuar për qytetin dhe komunitetin! Zona e dedikuar totalisht atletikës me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për stërvitje "shkrihet" gjithashtu me natyrën, duke garantuar jo vetëm pistën e duhur për sportistët, por edhe një pikë mjaft tërheqëse për frekuentuesit e parkut!

Mbështesim me zemër aktivitetet sportive në Parkun e Madh të Liqenit! Ashtu si gjysmë maratonën Ballkanike një javë më parë, edhe këtë fundjavë mirëpritëm "NATO Run Tirana", një vrapim ndërgjegjësues, me rastin e 13 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorit të Aleancës!

Këndi më i ri i lojërave te njësia nr.4, pranë rrugës "Spiro Çipi", gati të gumëzhijë nga fëmijët. Rehabilituam një sipërfaqe prej afro 500 m² për sheshin rekreativ, i cili përfshin 4 module lodrash për fëmijë, 2 kosha për mbetje urbane dhe 4 ndriçues. I gjithë sheshi shtrihet në një sipërfaqe bari prej 75 m², sipërfaqe me parket druri 115 m², sipërfaqe me asfalt të kuq 76 m², sipërfaqe me asfalt të zi 15.8 m², sipërfaqe me pllaka betoni 131