E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Lajmet e Fundit

Dita e Verës po vjen me një program të pasur aktivitetesh për të gjithë! Nga paraditja, qytetarët mund të kënaqin me aktivitete sportive, lojëra popullore , argëtim në ujë me varka dhe kanoe , si dhe workshope kreative për fëmijë si piktura dhe krijimi i kurorave të pranverës. Atmosferën festive do ta kompletojnë performanca artistike përgjatë parkut . Banda e Qytetit do të luajë në pika të ndryshme pranë liqenit , ndërsa artistët e Cirkut Kombëtar do të parakalojnë

Në këtë prag të 7 Marsit, ditës së mësuesit, stafi i APR dërgoi lule për shkollat në Tiranë, si një shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për përkushtimin dhe punën e palodhur që mësuesit bëjnë çdo ditë gjatë gjithë vitit. Mësuesit janë ata që mbjellin dijen, frymëzojnë brezat dhe ndërtojnë themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë. Me durimin, dashurinë dhe profesionalizmin tuaj, ju formoni jo vetëm nxënës të mirë, por edhe qytetarë të denjë për vendin tonë. Kjo është një shenjë e vogël

https://youtu.be/aHzMIrgwJsg Në ambientet e bukura të Parkut të Liqenit, në fushat e tenisit, u zhvillua një aktivitet plot energji me rastin e “Ditës Botërore të Tenisit”. 🎾 Qëllimi ishte njohja e fëmijëve me bazat e lojës së tenisit – mbajtjen e raketës, goditjet e para dhe lëvizjen në fushë – në një mënyrë argëtuese dhe edukative, duke zhvilluar koordinimin, përqendrimin dhe frymën e bashkëpunimit përmes lojës dhe sfidave sportive. Aktiviteti u mbyll me ndeshje të shkurtra dhe një atmosferë shumë pozitive.

Në një 14 Shkurt plot emocion, Ema Shazivari dhe Migen Lika kurorëzuan dashurinë e tyre mes historisë, panoramës dhe premtimeve përjetësie. Një ceremoni elegante dhe plot ndjenjë, që e bëri këtë ditë edhe më të veçantë. Falënderim për bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e këtij momenti të bukur: Reka Pastiçeri, Geraldina Sposa, Joni Peci dhe Danjela Kapo. Urime çiftit për një jetë të mbushur me dashuri dhe lumturi.

https://youtu.be/xA-WBifw_Dk     Sot, në Ditën Botërore të Radios, festojmë zërin që na ka bashkuar ndër vite – zërin që informon, frymëzon dhe na fton të reflektojmë.   Radioja ka qenë gjithmonë më shumë se valë në ajër; ajo ka qenë urë mes njerëzve dhe mesazheve që kanë rëndësi. Në një kohë kur planeti ynë ka nevojë për më shumë kujdes, radioja mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të përçuar thirrjen për mbrojtjen e mjedisit, për ndërgjegjësim dhe për veprim. Sot, gazetarja Ilnisa Agolli

https://youtu.be/cec8xKoWBUs Sot, në Sheshin “Mimoza”, Njësia Administrative nr. 10, Tirana u mbush me ngjyra, art dhe histori. Qyteti ynë i bukur u prezantua përmes: Ekspozitës së fotografive nga historiku i Tiranës – Arkivi Qendror i Shtetit Këndit të traditës – Sofra Tiranase Panair lulesh Performancës muzikore-artistike nga Ansambli Tirana Artit pamor nga Galeria Kombëtare e Arteve Një ditë festive kushtuar historisë, traditës dhe bukurisë së kryeqytetit tonë, ku Tirana u shfaq me gjithë gjallërinë dhe shpirtin e saj unik!

https://youtu.be/Uj49wyycLWs 4 Shkurt Për ata që luftojnë. Për ata që fituan. Për ata që i mbajmë gjithmonë në zemër. Dita Botërore Kundër Kancerit na kujton se shpresa nuk shuhet kurrë. Ndërgjegjësim. Mbështetje. Shpresë. Së bashku jemi më të fortë.

https://youtu.be/N0hGlySw0kk Art që përfshin, bashkon dhe flet për të gjithë. Një ditë ndryshe sot në Qendrën Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë, e mbushur me emocione, krijimtari dhe frymëzim. Së bashku përjetuam fuqinë e artit për të komunikuar përtej fjalëve, në praninë e të ftuarit special, mjeshtrit të mozaikut Saimir Strati. Faleminderit mjeshtri i mozaikut Saimir Strati, artist shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe fitues i disa Rekordeve Botërore Guinness, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij e ka kthyer mozaikun në