Show i robotëve në Zoo Park
"Show i robotëve" në Zoo Park Tirana, një hapësirë fantastike ku fëmijët mësojnë më shumë për insektet; për ndërtimin e trupit të tyre, funksionin e antenave, për “syrin spiun” dhe se si robotika ka imituar lëvizjen e insekteve. Për një eksperiencë ndryshe, çdo të shtunë në 10:00 deri në 11:00, rezervoni orën tuaj në Zoo Park Tirana.
Nxënësit e shkollës “Elite” kalojnë një ditë në parkun e madh!
Argëtim, art, kreativitet, lojëra, natyrë, gjithçka që mund të bëjë të lumtur fëmijët. Një super ditë me nxënësit e Shkolla Private “Elite” Tirane në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës! Sepse në park, çdo stinë është e bukur!
Taekwondo në skenën e Amfiteatrit
Tirana e sportit, kulturës, rinisë dhe artit! 112 sportistë të grupmoshave nga 4 deri në 50 vjeç zbarkuan në skenën e Amfiteatrit për aktivitetin "Testim Brezash me Ngjyrë", organizuar nga ekipi "Taekwondo Studenti". Një super aktivitet që mblodhi talente të ndryshme.
Run for autizmin në park!
“Vrapo për autizmin” Në kuadër të Javës Italiane të Kulturës, Ambasada Italiane i dhuroi Tiranës një super aktivitet sportiv kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin.
Jehonë e Akademisë së Çiklizmit në median e shkruar.
Mediat pasqyrojnë përurimin e Akademisë së Çiklizmit në Parkun e Liqenit https://www.vizionplus.tv/1-qershori-perurohet-akademia-e-pare-e-ciklizmit-veliaj-dhurate-per-femijet-e-tiranes-regjistrojini-ne-kurse-sportive/ https://fax.al/news/37546982/1-qershori-perurohet-akademia-e-pare-e-ciklizmit-veliaj-dhurate-per-femijet-e-tiranes-regjistrojini-ne-kurse-sportive https://kohajone.com/akademia-e-ciklizmit-ne-tirane/ https://albanian.cri.cn/2023/06/04/ARTIN8giE79gH406b1RXeXyi230604.shtml http://www.panorama.com.al/festa-e-1-qershorit-perurohet-akademia-e-pare-e-ciklizmit-veliaj-dhurate-per-femijet-e-tiranes-regjistrojini-te-vegjlit-ne-kurse-sportive/
Gëzuar 1 qershorin nga “Akademia e Çiklizmit” në Park!
https://youtube.com/shorts/VVbldkLYzFw?feature=share Projekti “Akademia e Çiklizmit”, një tjetër nismë ambicioze me fokus edukimin, përmirësimin e jetesës aktive dhe shtimin e terreneve sportive në Tiranë është dhurata që zgjodhëm për fëmijët këtë 1 Qershor. Gëzuar festën kalamja!
Festa e Abetares në Zoo Park!
Festa e abetares në Tirana Zoo Park, nga Shkolla "Gjin Pjetri", Laç!
Tiranathlon në Parkun e Liqenit të Farkës!
https://youtube.com/shorts/QcpAn5AZ0V4?feature=share Super ‘Tiranathlon’, në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës! Në vitin e Tiranës #QytetiEuropianISportit, u rikthye për të tretin vit radhazi eventi i madh sportiv që bashkon notin, çiklizmin dhe vrapin në një garë të vetme. Pranë Liqenit të Farkës, 300 sportistë profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Greqia, Serbia e jo vetëm, ishin pjesë e TIRANATHLON.
Dita Botërore e Biodiversitetit në park
Në Ditën Botërore të Biodiversitetit, në bashkëpunim me Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë (AOS), Eco Tirana dhe nxënësit e Shkolla Private “Elite” Tirane organizuam në Parkun e Liqenit një aktivitet interesant në lidhje me Unazimin e shpendëve dhe rolin e tyre në ruajtjen e biodiversitetit. Unazimi i shpendëve është një pjesë e rëndësishme e Edukimit Mjedisor dhe rritjes së ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, të cilën Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) e sheh me mjaft interes për ta zhvilluar më tej.
“Historiani në Park”
Çfarë simbolizojnë memorialet dhe bustet në Parkun e Liqenit? Çfarë dinë fëmijët rreth datave historike dhe personaliteve të shquara? Për të zbuluar historitë e parkut kemi nisur ciklin e aktiviteteve "Historiani në Park".