E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Lajmet e Fundit

https://youtu.be/It1vfuPMmfU Më 27 janar 1923 u dekretua ligji i parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare”, duke hedhur themelet e mbrojtjes dhe administrimit të qëndrueshëm të pyjeve në vendin tonë. Sot, në vitin 2026, shënojmë 103 vjet angazhim institucional për ruajtjen e pasurisë pyjore, mbrojtjen e ekuilibrave natyrorë dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit dhe brezave të ardhshëm. Pyjet janë pasuri kombëtare dhe përgjegjësi e përbashkët.

Shkolla e Biçikletave Vendi më i dashur për fëmijët, ku mësimi kthehet në lojë! Këtu, vogëlushët njihen me rregullat e pedalimit përmes një eksperience ndryshe, argëtuese dhe edukative, të udhëhequr nga staf i trajnuar dhe plot energji. E hapur çdo ditë Nga e hëna në të premte, mirëpresim çdo fëmijë që dëshiron të mësojë të pedalojë me siguri, besim dhe buzëqeshje!

Screenshot Të nderuar qytetarë,Për shkak të reshjeve të shiut, në disa zona të Liqenit Artificial, përgjatë pistës së vrapimit në zonën jugore, është konstatuar prani uji.Ekipet e APR janë në gatishmëri dhe po marrin masat e nevojshme për normalizimin e situatës. Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të shmangni përkohësisht këto zona.Faleminderit për mirëkuptimin,Ekipi i APR

https://youtu.be/OXiUZR6z36M Lëmë pas një vit të mbushur me aktivitete, festa dhe punë të bërë me përkushtim e dashuri për Tiranën tonë. Një vit plot energji, bashkëpunim dhe angazhim për ta bërë qytetin më të gjelbër, më të pastër dhe më pranë qytetarëve. Falënderojmë nga zemra të gjithë ekipin e palodhur të pastrimit, gjelbërimit, Luaj Tirana, aktiviteteve dhe gjithë stafin e APR-së, për kontributin dhe përkushtimin e përditshëm. Me këtë frymë pozitive, ju urojmë një vit 2026 me edhe më shumë ritëm, ide dhe

https://youtu.be/pGwErCtEq8o Këtë fundjavë, në Fushat e Laprakës, u zhvillua turneu “Girls Football Cup”, duke sjellë energji, pasion dhe frymë sportive Me pjesëmarrjen e 10 ekipeve dhe afërsisht 160 vajzave, ky turne kishte si qëllim promovimin e futbollit të vajzave dhe rritjen e përfshirjes së tyre në sport. Të gjitha pjesëmarrëset u vlerësuan me çertifikata pjesëmarrjeje, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe lojën e ndershme. Fuqizim, bashkim dhe frymëzim përmes sportit!

https://www.facebook.com/share/r/1M4Czd7qfT Me vajzat e gjimnazit “Qemal Stafa”, në kuadër të 100-vjetorit të shkollës, mbollëm sot në Parkun e Liqenit Artificial 5 pemë dekorative – një gjest simbolik për rrënjët e forta dhe traditën e gjatë të kësaj shkolle. Ky është një simbol i vazhdimësisë, kujdesit për natyrën dhe brezit që vjen. Faleminderit të gjithëve që u bashkuan në këtë nismë të bukur. Bashkohuni edhe ju në fushatën “Dhuro një pemë për Tiranën” – sepse çdo pemë është një dhuratë për të ardhmen

https://youtube.com/shorts/4AVB3rHpIZk?feature=share Parku i Liqenit Artificial ndezi dritat e pemës duke sjellë një atmosferë magjike, plot gëzim dhe emocion. Tirana tashmë është veshur me dritë dhe frymë festash — le të jetë ky fillim i bukur i një muaji plot ngrohtës!