28-29 Nëntori në Park!
📅 28–29 Nëntori në Park! 🇦🇱 🎭 28 Nëntor – Amfiteatri “Mirush Kabashi”Mos mungoni në Parkun e Liqenit! Nga ora 10:00 – 12:00 ju presin: Shfaqja e Cirkut Kombëtar Performanca energjike nga Elite Fitness Academy Program Tradicional Folklorik me “Ansambli Shqiponja”, “Trad Folk Tirana” & “Tata Dance” ⸻ ✨ 29 Nëntor 🎶 Diga e Parkut të Liqenit – ora 12:00 – 13:30 Performancë live nga Jozefina Simoni & band Atmosferë rinore, ritme bashkëkohore dhe shumë energji 🎥 Parku Rinia – nga ora 18:00 Prolog muzikor me Lambert Jorganxhi dhe kolazh nga filmat
Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar mbi procedurën me objekt “Qiramarrje ambienti për përdorim zyra administrative”
Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambienti për përdorim zyra administrative”. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambienti për përdorim zyra administrative”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura për këtë procedurë konkurimi publik vëren: Oferta e ofertuesit Z. Besnik Braho (individ) është në përputhje me të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet në dokumentat e kërkuara nga
Njoftim i rëndësishëm!
Gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme, qyteti i Tiranës do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu. Ju lutemi tregoni kujdes dhe kufizoni lëvizjet e panevojshme. 🚧Ekipet tona janë në terren dhe të gatshme për çdo emergjencë. Për çdo problematikë, raportoni në 112.
17 Nëntori – Dita e Çlirimit të Tiranës
Sot në Parkun Rinia festojmë Ditën e Çlirimit të Tiranës! Me valle, këngë dhe lule nderojmë guximin dhe sakrificën e atyre që na lanë një qytet të lirë dhe krenar. Le të gëzojmë së bashku këtë ditë historike dhe të ruajmë me dinjitet trashëgiminë e çmuar të qytetit tonë!
NJOFTIM PER MARRJE ME QERA AMBIENTI
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambiente për përdorim zyra administrative me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon: Kriteret për ambientin e zyrave administrative: Sipërfaqja e shfrytëzueshme të jetë jo më pak se 600–700 m²; Të ketë minimumi një vend parkimi për automjet; Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve; Ambienti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës; Sipërfaqja të jetë e ndarë në ambiente
Tetori Rozë – Një kujtesë për dashurinë ndaj vetes!
Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit! Në këtë muaj të veçantë, ngjyra rozë na kujton forcën, shpresën dhe solidaritetin. Tetori është një ftesë për të folur hapur, për të informuar, për të mbështetur dhe për të vepruar. 🩷 Kanceri i gjirit prek mijëra gra çdo vit – por zbulimi i hershëm shpëton jetë. Një kontroll i thjeshtë mund të bëjë ndryshimin. 💬 Le të ndajmë mesazhe inkurajuese, histori frymëzuese dhe burime të dobishme. Le të jemi pranë njëra-tjetrës –
10 vite APR – 3 ditë plot aktivitete!
10 Tetor 2025 shënon 10-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit - një dekadë përkushtimi ndaj qytetit, natyrës dhe komunitetit. Në festim të punës së bërë për Kryeqytetin në këtë 10-vjeçar organizuam një program tre ditor aktivitetesh sportive, artistike e mjedisore. https://www.facebook.com/share/r/1Bjr1tCZc7 https://www.facebook.com/share/r/17S3SghxMj https://www.facebook.com/share/p/19jpkNmX7N https://www.facebook.com/share/p/1GhX9NiHD1 https://www.facebook.com/share/p/17VvevJ3Pc https://www.facebook.com/share/p/1CfC8JUJy5 https://www.facebook.com/share/p/1FcGKdRCQo https://www.facebook.com/share/p/17SacGGt5P https://www.facebook.com/share/r/16NnpxmSY8
Aktivitetet e APR në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë
Java Evropiane e Lëvizshmërisë, fëmijët njihen me pedalimin dhe riciklimin Lajmi i plotë: TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Java Evropiane e Lëvizshmërisë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë. Gjatë kësaj jave në kryeqytet, nga 16-22 shtator, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për nxitjen e qytetarëve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në
16 Shtator 2025 | Peza N’fest!
16 Shtator 2025 | Peza N'fest! Një ditë e mbushur me muzikë, art, sport dhe histori që nuk duhet ta humbisni! Axhenda: Paradite Mikpritje me muzikë. Ceremonia Zyrtare. Performancë e Bandës së Qytetit. Koncert i Ansamblit Tirana. Art & Craft dhe Sporte. Numra të Cirku Kombëtar. Shfaqje e Teatrit të Kukullave. Lojëra rekreative e popullore. Pasdite & Darkë Kolazh muzikor me këngë partizane dhe muzikë filmash. Koncert i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Performancë e band-it muzikor të OSFA-së. Koncerti i mbrëmjes me këngëtarë të ftuar. DJ deri në orët e vona.
Staf retreat në Përmet
Stafi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ndodhet në qytetin e bukur të Përmetit, në një retreat pune që ndërthur analizën e 6-mujorit të parë me planifikimin për muajt në vijim. Mes natyrës së pasur dhe qetësisë që ofron kjo zonë, po reflektojmë mbi sfidat, arritjet dhe vizionin për një menaxhim sa më të qëndrueshëm të hapësirave të gjelbra. Puna do të vazhdojë me përkushtim – për një Tiranë më të gjelbër, me kënde lojërash të sigurta, hapësira rekreative për të gjithë,
