Krasitje e Kositje për mirëmbajtjen e Parkut të Madh
APR çdo ditë në punë për mirëmbajtjen e Parkut të Madh, lirimin e bllokimeve nga shkurret e egra, mbajtjen hapur e të sigurtë për frekuentuesit dhe uljen e rrezikut nga gjarpërinjtë etj për vizitorët e çdo moshe.
Vijon Ballkaniada e Beach Volley U-20 tek TSZ
Sot janë FINALET; 17:00 finale meshkuj, 18:00 finale femrat! Trofetë në ora 18:30 me pjesmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj! Nuk keni plane jashtë Tiranës? Merrni familjet e miqtë dhe ejani tek Tirana Sport Zone (Sheshi "N.Tereza)! Sëbashku inkurajojmë sportistët e Beach Volley U-20 të kombëtareve të Ballkanit dhe jetesën aktive e të shëndetshme!
Ballkaniada e Beach Volley në TiranaSportZone! Hera e parë!
Tirana mund të mos ketë det por organizon për herë të parë Balkan Beach-Volley Championship U-20. APR - Bashkia Tiranë mbështesin organizimin e aktivitetit. Në kampionat do të marrin pjesë ekipe (meshkuj dhe femra) nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Turqia. Aktiviteti dhe ndeshjet do të zhvillohen nga data 1-3 Shtator nga ora 09-19 tek Fusha e Volejbollit në Tirana Sport Zonë. Eja edhe ti! (Hyrja për publikun: e lirë)
Tirana Zoo Park strehon Ariun Pashuku (i 4-ti që shpëtohet)
Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ISHMP dhe AKZM (MM) si edhe me Katër Putrat - Fondacion për shpëtimin e kafshëve të egra mundësoi strehimin dhe përkujdesjen edhe për një tjetër ari të shpëtuar nga abuzimi në një lokal në Levan të Fierit, të sekuestruar. Subjekti u gjobit dhe edhe ariu PASHUKU u çlirua nga stërmundimi e tortura. Pas vaksinimit dhe vendosjes së chip-it ID do të kujdesemi ta rimëkëmbim e pastaj do dërgohet në Shtëpinë e Arinjve - Rezervati i
Kushtet në të cilat jetonte Ariu Pashuk para strehimit në Tirana Zoo Park
Tirana Zoo Park strehon ariun Pashuku, ariu i katërt që shpëtohet dhe për të cilin kujdestarët e Zoo Parkut do të kujdesen deri në dergimin e tij në Shtëpinë e Arinjve në Rezervatin e Prishtinës.
7 nga punët konkrete të javës (20-26 gusht)
Çdo javë APR bën një përmledhje të punëve dhe aktiviteteve të realizuara. Disa punë konkrete të javës që lamë pas janë
APR + GreenLineAL = Nata e Gjelbër në Park (Java e katërt)
Nata e Gjelbër në Park - 19-20 Gusht. APR dhe Green Line Albania zhvilluan Natën e katërt në Parkun e Madh të Liqenit që promovon jetesën e gjelbër dhe aktive. Me biçikleta e me çadra kampingu. Gatuajmë në natyrë, muzikë, volejboll, yoga, histori e serenata, karaoke dhe shumë lojra, aktivitete sportive, sociale dhe edukative deri në mëngjes. Këto dhe shumë surpriza të tjera sjell Nata e Gjelbër në Park, një projekt i thjeshtë, me fare pak shpenzime, i natyrshëm si
Kopshti Zoologjik, një destinacion që ka nisur të ndryshojë – Burim Informacioni Top-Channel
Janë vetëm pak muaj qëkur APR - Bashkia Tiranë nisi rimëkëmbjen e Kopështit Zoologjik, së pari me masat për sigurinë e vizitorëve, me masat për shërimin e rigjenerimin e specieve, me pastërtinë e higjenën, me vaksinimet, me ndërprerjen e shkarkimeve të ujrave të zeza në basene, me lidhjen e dritave e ujit me sahat, për të vijuar me stolat, ndriçimin e kushtet e parkut të gjelbërt përreth, rrethimet e baseneve e mbylljen e rrethimit kryesor që ishte shoshë. Sot xhiro
APR vendos çezma në Parkun e Madh
Në kuadër të rehabitimit dhe përmirësimit të kushteve dhe infrastrukturës në Parkun e Madh të Liqenit sëbashku me UKT u zëvendësua rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm dhe kohëzgjatjen e furnizimit. Gjithashtu falë punës së mjeshtrave tanë duarartë u mundësua instalimi i tre çezmave të reja, donacion nga firma ICDQ (Eurokey), për Parkun e Madh të Liqenit Tiranë. APR u kujdes që vendosja të ishte në zona kyçe e sa më pranë fluksit të frekuentuesve, por edhe aty ku dikur ka patur çezma.
