E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Komunikime Publike

https://youtu.be/21gi3now3y4 Në Ditën Ndërkombëtare të Artit sollëm një eksperiencë magjike me artistët e cirkut 🎪✨ Fëmijët hodhën hapat e parë në botën e artit përmes ekuilibrit, lëvizjeve bazë dhe akrobacive të thjeshta, të realizuara me shumë entuziazëm dhe kurajo. Një atmosferë plot buzëqeshje, emocione dhe energji pozitive, ku çdo moment u kthye në një kujtim të bukur ❤️

https://youtu.be/EPCIoP0b5As Teatri i Hapur në Parkun e Liqenit Artificial mban me krenari emrin e artistit të madh Mirush Kabashi. Një mbrëmje plot emocion dhe mirënjohje për të nderuar figurën e tij të paharruar dhe kontributin e jashtëzakonshëm që la në artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në kujtesën tonë dhe në skenën që tashmë mban emrin e tij. 🎭✨

https://youtu.be/cec8xKoWBUs Sot, në Sheshin “Mimoza”, Njësia Administrative nr. 10, Tirana u mbush me ngjyra, art dhe histori. Qyteti ynë i bukur u prezantua përmes: Ekspozitës së fotografive nga historiku i Tiranës – Arkivi Qendror i Shtetit Këndit të traditës – Sofra Tiranase Panair lulesh Performancës muzikore-artistike nga Ansambli Tirana Artit pamor nga Galeria Kombëtare e Arteve Një ditë festive kushtuar historisë, traditës dhe bukurisë së kryeqytetit tonë, ku Tirana u shfaq me gjithë gjallërinë dhe shpirtin e saj unik!

Screenshot Të nderuar qytetarë,Për shkak të reshjeve të shiut, në disa zona të Liqenit Artificial, përgjatë pistës së vrapimit në zonën jugore, është konstatuar prani uji.Ekipet e APR janë në gatishmëri dhe po marrin masat e nevojshme për normalizimin e situatës. Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të shmangni përkohësisht këto zona.Faleminderit për mirëkuptimin,Ekipi i APR

Java do të shoqërohet me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu ⛈️ Ju lutemi tregoni kujdes ⚠️ dhe shmangni lëvizjet e panevojshme. Ekipet tona janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për çdo emergjencë 👷‍♂️🚒 📲 Për çdo problematikë, raportoni përmes aplikacionit “Tirana Ime” 📞 ose telefononi në 112 Qëndroni të sigurt 🤍

https://youtube.com/shorts/R6FkP8_3Fnk?feature=share Një aktivitet i veçantë që ndërthuri natyrën, sportin dhe artin vizual, duke krijuar një eksperiencë unike dhe frymëzuese për publikun. Në një atmosferë të veçantë mbrëmjeje, hapësira natyrore u shndërrua në një skenë ku lëvizja, ngjyrat dhe energjia u bashkuan duke dhuruar emocione dhe momente të paharrueshme.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, me adresë aktuale në Rruga Xhezmi Delli, Godina nr. 20, Tiranë, do të ndryshojë ambientet e ushtrimit të veprimtarisë së saj administrative.Duke filluar nga data 10.12.2025, Agjencia do të funksionojë në adresën e re të përcaktuar si më poshtë:Rruga "Bilal Golemi", Ndërtesa nr. 29, Njësia Administrative nr. 5, Njësia Bashkiake nr. 5, kodi postar 1019, Tiranë.Duke ju felnderuar për mirëkuptimin tuaj, ju mirëpresim prej datës 10 Dhjetor 2025 në ambientet tona të reja.

Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambienti për përdorim zyra administrative”. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambienti për përdorim zyra administrative”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura për  këtë procedurë konkurimi publik vëren: Oferta e ofertuesit Z. Besnik Braho (individ) është në përputhje me të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet në dokumentat e kërkuara nga