E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Dajti N’Fest 2019

Dajti N’Fest 2019

“Dajti n’Fest”, një mundësi e jashtëzakonshme për të kaluar fundjavën

Këtë fundjavë mos planifikoni asgjë, pasi Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, ka menduar për një nga aktivitetet më të bukura dimërore.

E kthyer tashmë në një traditë, “Dajti n’Fest” do të mbledh bashkë këtë të shtunë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas natyrës, sporteve dhe tradicionales. Aktiviteti organizohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Më 9 shkurt, organizatorët nxjerrin nga sënduku i kullave malësore, doket dhe zakonet, kostumet, rrëfenjat, zejet, veshjet tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, e i bëjnë pjesë të kësaj feste.

“Dajti n’Fest” është si një jehonë që i bëhet ditës së maleve dhe që nga fillimet e saj, po mbledh kjo festë gjithnjë e më shumë qytetarë në Dajt për të kaluar një fundjavë ndryshe, mes aktiviteteve të larmishme festive.

Në aktivitetin “Dajti n’Fest 2019”, prej mëngjesit e deri në perëndim, qytetarët do të mund të shijojnë natyrën e Dajtit, të argëtohen në tingujt e muzikës dhe në aktivitetet e ndryshme sportive, si dhe të shijojnë nga afër tradicionalen dhe zahiretë e mrekullueshme të dimrit.

Top Channel                                                            Tv Klan                                                             Panorama