DHURO PEMË PËR TIRANËN 

Tetor 2021 – Mars 2022

100000

OBJEKTIVI

115121

MBJELLË DERI TANI

0

- DITË

Bashkia Tiranë shpall të hapur nismën “Dhuro Pemë për Tiranën”

Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Dhurimi mund t’i dedikohet një kujtimi a një gëzimi. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.

*APR asiston proçesin e dhurimit (hartimin e kontratës dhe mbjelljen e pemës).

*Bimësia blihet nga vetë dhuruesi pranë subjekteve të ndryshme që operojnë në treg.

*Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës 2021-2022 referojuni: 

  • Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
  • Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, Bashkia Tiranë (Mbjelljet)