
Bashkia Tiranë shpall të hapur nismën “Dhuro Pemë për Tiranën“. Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Dhurimi mund t’i dedikohet një kujtimi a një gëzimi. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.

Zona të propozuara për mbjellje në PMLAT

PARKU I MADH I LIQENIT
Lloji që nevojitet:
Selvi piramidale – Pishë e butë – Cedrus – Manjolë – Ilqe – Panjë fletë rrap – Panjë – Gështenjë – Albicia – Lofata – Frashëri i hirtë – Fotinia – Langestromia – Liquidambër – Rrap fletë panjë – Rrap – Shelg – Qershi japoneze – Lis i kuq – Kumbull e kuqe – Bli fletëgjerë – Ekuilipt
* Specifikimet e bimësisë:
- Selvia piramidale (Cupressus sempervirens), lartësia e trungut 1-1,5m, lartësia e kurorës 2-2,5 madhësia bukës dheut 40cm
- Pishë e butë (Pinus pinea), lartësia e trungut 2-2,5 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 40 cm.
- Cedrus (Cedrus deodora), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 2 m, madhësia e bukës dheut 40 cm.
- Manjola (Magnolia grandiflora), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 40 cm.
- Ilqe (Quercus ilex), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhesia ebukës dheut 40 cm.
- Panjë fletë rrap (Acer pseudoplatanus), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Gështenjë e egër (Aesculus hippocastanum), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Albicia (Albizzia julibrissin), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm
- Carac (Celtis australis), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Lofata (Cercis siliquostrum), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Frashëri (Fraxinos angustrifolia valh), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Langestromia ((Lagerstroemia indica), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Likuidambër (Liquidonbar styraciflua), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Shelg (Salix babylonica), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Qershi japoneze (Prunus surrulata), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Kumbull e kuqe (Prunus pissardi), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia e bukës dheut 60 cm.
- Fotinja sp. (Photinia), lartësia e kurorës 1,5 m, madhësia e bukës dheut 20 cm.
*Bimësia dekorative duhet të jetë e trajtuar në vazo.
Plotëso formularin:
*APR asiston proçesin e dhurimit (hartimin e kontratës dhe mbjelljen e pemës).
*Bimësia blihet nga vetë dhuruesi pranë subjekteve të ndryshme që operojnë në treg.
Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës 2020-2021 referojuni:
- Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
- Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, Bashkia Tiranë (Mbjelljet)