
Bashkia Tiranë falenderon të gjithë ata që u bënë pjesë e revolucionit të gjelbër duke Dhuruar Pemë për Tiranën! Kryeqyteti nuk i thyen dot rekordet pa solidaritetin e bizneseve, subjekteve e organizatave që punojnë e rriten në Tiranë. “Dy Pemë Çdo Një Makinë” si investim për t’a bërë më të bukur e më të jetueshëm Kryeqytetin. Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.
Sezoni i mbjelljeve: Tetor 2021 – Mars 2022

Zona të propozuara për mbjellje

Lloji i bimësisë së nevojitur
- Manjolë – Panjë flet rrap – Panjë e kuqe – Gështenjë kali – Katalpë– Lofata – Frashër – ginko – Liquidamber – Rrap – Mani fletëgjerë – Lis i kuq – Sofora – Bli – Mimoza – Cedrus – Selvi – Akacie – Pishë deti – Pishë e butë – Pishë e egër – Ulli.
Plotëso formularin:
*APR asiston proçesin e dhurimit (hartimin e kontratës dhe mbjelljen e pemës). Bimësia blihet nga vetë dhuruesi pranë subjekteve të ndryshme që operojnë në treg.