Dita e Pyllrojtësit – mbjellje e 2000 fidanëve në Hekal
Këtë fundjavë aksioni i mbjelljeve u zhvendos në Hekal, një nga ekonomitë pyjore më të dëmtuara nga zjarret e vitit të kaluar. 2000 fidanë pishe, dhuratë e GreenFarm, u mbollën për t’i rikthyer shpresën dhe gjelbërimin kësaj zone pikërisht në këtë ditë të shënuar për mjedisin dhe mirëmbajtjen e pyjeve. Mënyra më e mirë për të kremtuar 95 vjetorin e krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar dhe ditën e pyllrojtësit.
Falenderojmë vullnetarët e aktivistët e Green Line Albania, Ecovolis, Bike Club Tirana, Fakulteti i Veprimtarise Fizike dhe Rekreacionit, Universiteti Bujqesor i Tiranes – Fakulteti i pyjeve, Studenti Taekwondo, Kryqi Kuq Shqiptar, Qendra Stefan / The Stephen Center Restaurant dhe stafeve të Nj. Adm. Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, të rinj e të reja që na u bashkuan në mbjelljen e fidanëve! Një falenderim i veçantë dhe për artistin e mirënjohur, Olen Cesari!
Tiranë, 27 Janar 2018