
Dy pemë ulliri, dhuratë Parkut të Madh të Liqenit nga dy vëllezërit Korini!
Dy pemë ulliri, dhuratë Parkut të Madh të Liqenit nga dy vëllezërit Korini! Edhe pse Mateo jeton në Amerikë, e ndjen veten gjithashtu pjesë e qytetit të Tiranës me të drejta e detyrime, po aq sa i vëllai Markosi dhe e gjithë familja, e cila do të mbillte dhe pemën e tij, në pamundësi për të qenë vetë prezent për shkak të largësisë. Faleminderit familja Korini që i shtuat parkut gjelbërimin, oksigjenin, jetën! Nëse edhe ti dëshiron të na bashkohesh në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”, kliko në: https://aprtirana.al/