Sa qejf, edhe mësojmë edhe argëtohemi teksa përgatitemi për Akademinë e Çiklizmit. Në bashkëpunim me GIZ Albania dhe nxënësit e Shkolla Emin Duraku zhvilluam një tjetër orë çiklizmi, ku më shumë se 100 fëmijë u njohën me bazën teorike e më pas u ushtruan dhe me biçikletë. Në Akademinë e Çiklizmit, fëmijët do të pajisen me një certifikatë çiklizmi, pasi të kalojnë provimet teorike dhe praktike.