
Edukojmë brezat duke mbjellë pemë!
Edukimi i brezave është mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën dhe kujdesin që të gjithë bashkë duhet të tregojmë për ta mbrojtur atë! Së bashku me nxënësit e Shkolla Jopublike “Faik Konica” Faqja Zyrtare mbollëm pemë në Parkun e Madh të Liqenit si dhe morëm njohuri të reja rreth ndikimit që natyra ka në jetën tonë! Çdo javë mirëpresim klasa të ndryshme në aktivitete për ndërgjegjësimin dhe frymëzimin e brezit të ri mbi bimësinë, mbjelljet e pemëve e luleve, njohjen dhe mbrojtjen e natyrës, jetesën aktive e të gjelbër!