When:
25 September, 2022 @ 18:00 – 19:00 Europe/Tirane Timezone
2022-09-25T18:00:00+02:00
2022-09-25T19:00:00+02:00
Where:
Parku Rinia
Eco Fashion Show - Moda dhe dezajni i qëndrueshëm @ Parku Rinia

“Festivali i Dezajnit Rrethor” është një projekt i hartuar nga “Design Thinkers Albania” në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i cili inkurajon të rinjtë pasionantë dhe profesionistë të shfaqin krijimtarinë e tyre në ripërdorimin e transformimin e mbetjeve në Eco Dezajn, në fushën e modës, si edhe produkte dhe shërbime të biznesit të qëndrueshëm.
“Eco Fashion Show Albania” vjen si pjesë e këtij festivali ku paraqiten veshje të krijuara në mënyrë etike edhe të qëndrueshme. Këto veshje krijohen nga riciklimi, apo ripërdorimi i mbetjeve, siç janë veshjet, mbeturinat shtëpiake, paketime të llojeve të ndryshme plastike, letër, apo mbetjet e copave tekstile, etj. Të gjitha këto mbetje do të transformohen në veshje artistike , apo veshje të përdorshme të përditshme.
Ju mirëpresim datë 25 Shtator, ora 18:00, te Parku Rinia.
Për më shumë informacion, ndiqni link-un:
https://circulardesignfestivalalbania.org/#page-3