When:
6 October, 2022 @ 09:00 – 9 October, 2022 @ 19:00 Europe/Tirane Timezone
2022-10-06T09:00:00+02:00
2022-10-09T19:00:00+02:00
Where:
Sheshi Skënderbej
“Green Fest – Shijo Produktet Lokale” @ Sheshi Skënderbej
Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, do të mbaj eventin më të rëndësishëm të vitit për Prodhuesit, Distributorët dhe Konsumatorin shqiptarë “Green Fest – Shijo Produktet Lokale ” në datat 6-9 Tetor në Sheshin “Skënderbej” .
Një ndër panairet më të frekuentuar nga konsumatorët Shqiptare, ku do të jenë pjesëmarrës 50 biznese të sektorëve të ndryshëm dhe 200 fermer.
“Green Fest-Shijo Produktet Lokale” është festa më madhe e biznesit shqipfolës, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i kompanive nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Kompanitë pjesëmarrëse ndër vite janë kryesisht të profilit agroushqimor por jo vetëm .
Sektorët pjesëmarrës do të jenë: Birrarit, Pjie freskuese, Uji dhe Filtrat e Ujit, Produkte dhe Nënprodukte Mishi, Produkte Bulmeti, Produkte Ushqimore, Kantina Vere, Vaji i Ullirit, Ferma, Agroturizmi, Kulinaria, Produktet Bio, Banka dhe OJF dhe Restorante, Kafene etj.
Panairi do të konceptohet si një pikëtakim mes prodhuesve, importuesve dhe konsmuatorëve të cilët pritet të jenë të shumët në sheshin “Skenderbej”, ku fokusi kryesor eshte promovimi i kompanive qe operojne ne tregun Shqiptar.
“Green Fest – Shijo Produktet Lokale” do të bëjë të mundur:
Instalimin e teknologjisë informuese për krijimin e një guide përfaqësimi nga të gjithë sektoret pjesëmarrës;
Krijimin e një tregu multifunksional;
Prezantimin e qytetarëve me gamën e produkteve të prodhuesve shqiptarë në tregun vendas dhe prodhimet më të spikatura të importueseve që janë bërë pjesë e tregut tonë;
Promovimin e biznesit në panele vetjake dhe të organizuara;
Shkëmbimin e markave vjetore të tyre dhe serinë e prodhimeve të hedhura në qarkullim përgjatë një viti;
Rezervo hapësirën tënde duke dërguar një email tek [email protected]