When:
24 September, 2022 @ 11:00 – 12:00 Europe/Tirane Timezone
2022-09-24T11:00:00+02:00
2022-09-24T12:00:00+02:00
Where:
Parku i Liqenit Artificial
Music for your city @ Parku i Liqenit Artificial

“Music for your city”, mini koncerti me pjesëmarrjen e muzikantëve të rinj do të mahnisi publikun me interpretimet e tyre në ambiente të pazakonta, në kuadër të Tirana Music Promenade si organizim i Fondacioni Arte në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë. Ata do të shfaqen në tre zona të ndryshme të kryeqytetit, pjesë e së cilës do të jetë dhe Parku i Madh i Liqenit Artificial.
Ju ftojmë për një shëtitje muzikore përgjatë hapësirave të parkut me programe të përzgjedhura gjatë të cilave do mund shijoni vepra të zhanreve dhe gjinive të ndryshme.
Bashkohuni me ne ditën e shtunë, datë 24 Shtator , ora 11:00, në këtë rrugëtim koncertor për të përjetuar talentin dhe virtuozitetin e artistëve të rinj.