When:
24 September, 2022 @ 09:00 – 10:00 Europe/Tirane Timezone
2022-09-24T09:00:00+02:00
2022-09-24T10:00:00+02:00
Where:
Liqeni i Farkës
Tirana SUP Cup 2022 @ Liqeni i Farkës

Bëhu pjesë e jetës sportive në kryeqytet!
Gara e parë rajonale të të rinjve në Stand-up Paddling Tirana – SUP Cup 2022 vjen në Liqenin e Farkës si organizim i Albanian Water Sports në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Ftojmë pjesëmarrës të rinj me përvojë në stand-up paddling nga shkollat e mesme dhe universitetet e vendit dhe rajonit të na bashkohen ditën e shtunë, datë 24 Shtator, në gjatësinë e garës 3000 metra.
Për tu regjistruar ndiqni link-un:
www.albanianwatersports.com