Ftesë për TiranAgro
Ju ftojmë të merrni pjesë në festën më të madhe të biznesit shqipfolës, “TiranAgro”, që do të mbahet nga 21-24 shtator 2023 në Sheshin “Skenderbej”. Ky event është organizuar nga Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe pritet të marrin pjesë një numër i madh i kompanive nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Ky është një ndër panairet më të frekuentuar nga konsumatorët Shqiptarë, ku do të jenë pjesëmarrës 50 biznese të sektorëve të ndryshëm dhe 200 fermere. Kompanitë pjesëmarrëse ndër vite janë kryesisht të profilit agroushqimor, por jo vetem. Sektoret pjesëmarrës do të jenë: Birrarit, Pije freskuese, Uji dhe Filtrat e Ujit, Produkte dhe Nënprodukte Mishi, Produkte Bulmeti, Produkte Ushqimore, Kantina Vere, Vaji i ullirit, Ferma, Agroturizmi, Kulinaria, Produktet Bio, Banka dhe OJF dhe Restorante, Kafene etj.
Panairi do të konceptohet si një piketakim mes prodhuesve, importuesve dhe konsumatorëve të cilët pritet të jenë të shumtë në sheshin “Skenderbej”, ku fokusi kryesorë ësht promovimi i kompanive që operojnë në tregun Shqiptar.
“TiranAgro” do të bëj të mundur:
Instalimin e teknologjis informuese për krijimin e një guide përfaqësimi nga të gjithë sektoret pjesmarrës;
Krijimin e një tregu multifunksional;
Prezantimin e qytetarve me gamën e produkteve të prodhuesve shqiptar në tregun vendas dhe prodhimet më të spikatura të importueseve që janë bërë pjesë e tregut tonë;
Promovimin e biznesit në panele vetjake dhe të organizuara;
Shkëmbimin e markave vjetore të tyre dhe serinë e prodhimeve të hedhura në qarkullim përgjatë një viti.
Për diskutime të mëtejshme mund na kontaktoni nëpërmjet tel: 0697288090 ose e-mail :[email protected]
Ju mirëpresim!