
Faleminderit Carlo & Ada!
Një pemë Manjolë, një ndër lulet më të bukura e më të vjetra në botë, simbol i besnikërisë dhe harmonisë. Ishte kjo, zgjedhja e Carlos & Adës, në mbështetje të nismës “Dhuro pemë për Tiranën”, dhuratë për Parkun e Madh të Liqenit, ku e mbollën me shumë dëshirë. Faleminderit miq!