
Faleminderit Instituti i Fondacionit Ivanaj!
Një pemë dhuratë Parkut të Madh të Liqenit, si një simbol i jetës, vazhdimësisë dhe rritjes! Kështu vendosi të festojë përvjetorin e tij të katërt në Tiranë, Instituti i Fondacionit Ivanaj, i cili parashikon një të ardhme me më shumë mbështetës dhe përfitues të rinj në fushën e arsimit dhe kulturës. Faleminderit miq të parkut, natyrës dhe shqiptarëve!