E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Festojmë Ditën e Verës

Festojmë Ditën e Verës

🎉 Dita e Verës, 14 Mars 2025 – Ejani të festojmë së bashku në PMLAT! 🌸

Ju ftojmë të gjithë të bashkoheni në këtë festë të veçantë, të mbushur me aktivitete të larmishme për të gjitha moshat. Le ta shënojmë 14 Marsin në një mënyrë unike, me muzikë, art, sport, argëtim dhe një atmosferë plot gjallëri!

🔹 09:00 – 20:00 | Panairi i Artizanëve dhe Panairi Ushqimor
📍 Përgjatë digës së PMLAT

🔹 09:00 – 14:00 | Oazi i Argëtimit
📍 Lojëra tradicionale për fëmijë

🔹 09:00 – 14:00 | Ekspozitë me Piktura
📍 Rruga nga bisedka e Nuses deri te godina e notarëve

🔹 09:00 – 14:00 | Varkat Padell dhe Kanoet
📍 Përballë bisedkës Kineze

🔹 09:30 – 10:00 | Banda e Qytetit
📍 Nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit

🔹 10:00 – 14:00 | Koncerti Festiv
📍 Teatri “Mirush Kabashi” – PMLAT

🔹 10:30 – 12:00 | Art & Craft
📍 Seancë arti në natyrë për fëmijët

🔹 10:00 – 21:00 | Koncerti i Pranverës
📍 Hapësira përballë bisedkës Kineze
🕙 10:00 – 13:00: DJ Benito, program për fëmijë, Urban Band, Special Guests Sardi Strugaj
🕕 18:00 – 21:00: Banda muzikore Lambert Jorganxhi, Nikki Zaimi & Band, DJ

🔹 10:30 – 12:30 | Workshop-i i Qeramikës
📍 Godina e notarëve – Me mjeshtrin e qeramikës “Ari Art”

🔹 10:30 – 12:30 | Lojërat Sportive
📍 Fushat multisportive
🏅 Sporti i Boksit
🏓 Federata e Ping Pong-ut
⚽ Kupa e Pranverës – Sportet Volejboll, Basketboll, Futboll
🎉 Lojëra popullore
♟ Kampionati i Shahut (Klubi Tirana)

🔹 11:00 – 12:00 | Teatri i Kukullave
📍 Në krah të bisedkës së Nuses

🔹 11:00 – 13:00 | Taekwondo në Park
📍 Hapësira në krah të stolave të Vodafone

Le të festojmë së bashku Ditën e Verës! 🌷