Flora e Tiranës
Në territorin e Bashkisë Tiranë janë identifikuar rreth 655 lloj bimësh, shifër që përfaqëson rreth 20% të florës në gjithë Shqipërinë, çka do të thotë, që territori i Tiranës ka një numër dominant të llojesh, në raport me sipërfaqen e përgjithshme.
Ndër llojet me vlerë të lartë në fushën faramaceutike dhe mjekësisë popullore veçojmë:
Bimësia në përqindje më të lartë është e përhapur në territorin kodrinor dhe malor. Ndër rrisqet që cënojnë florën veçojmë moszbatimin e kritereve teknike gjatë procesit të grumbullimit të bimësive, kullotja dhe zjarret si dhe mungesa e informimit dhe sensibilizimit të komunitetit. Kjo pasuri natyrore duhet vlerësuar dhe menaxhuar mbi baza tekniko-shkencore, pasi konsiderohet si vlerë e veçantë, prandaj shihet domosdoshmëria studimit dhe inventarizimit të bimëve mjekësore, eterovajore, e tanifere në shkallë bashkie.