Bashkia Tiranë falenderon të gjithë individët që u bënë pjesë e revolucionit të gjelbër duke Dhuruar Pemë për Tiranën! “Një Pemë Çdo Qytetar” apo “Dy Pemë Çdo Një Makinë” për t’a bërë më të bukur e më të jetueshëm Kryeqytetin. Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Dhurimi mund t’i dedikohet një kujtimi a një gëzimi. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.
Fushata e mbjelljeve masive përfundoi me sukses në 22 Prill, në Ditën e Tokës dhe do të rinisë në Nëntor 2018 për të vijuar deri në Prill 2019.
Sasia e bimësisë dekorative sipas zonave për mbjellje:
PARKU I MADH I LIQENIT
Sasia që nevojitet: 722
Rrugët e reja në Park:
- Manjolë – Ilqe – Ilex – Dafinë – Bli
* Specifikimet e bimësisë:
- Dafinë (Laura nobilis), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
- Manjolë (Magnolia grandiflora), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
- Ilqe (Quercus ilex), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
- Bli fletëgjerë (Tilia playfyllos), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
- Ilex Aquifolium, lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
*Bimësia dekorative duhet të jetë e trajtuar në vazo.
Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës 2017-2018 referojuni:
- Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
- Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, Bashkia Tiranë (Mbjelljet)