Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Dhuro pemë si Subjekt: Fushata 2017-2018

    shirit bt-sk
    dhuro peme si subjekt

    Bashkia Tiranë falenderon të gjithë ata që u bënë pjesë e revolucionit të gjelbër duke Dhuruar Pemë për Tiranën! Kryeqyteti nuk i thyen dot rekordet pa solidaritetin e bizneseve, subjekteve e organizatave që punojnë e rriten në Tiranë. “Dy Pemë Çdo Një Makinë” si investim për t’a bërë më të bukur e më të jetueshëm Kryeqytetin. Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën.  Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.

    Ky sezon mbjelljesh përfundoi me sukses në 22 Prill, në Ditën e Tokës dhe do të rinisë në Nëntor 2018 për të vijuar deri në Prill 2019.

    Buton peme subjekte

    harta e pyllit orbital e sakte

    Sasia e bimësisë dekorative sipas zonave për mbjellje:

    LIQENI I FARKËS

    Sasia që nevojitet: 4235

    Pjesa lindore e liqenit:

    • Bli fletëgjerë – Panjë Gështenjë – Likuidambër – Kumbull e kuqe Selvi Lis.

     

    UNAZA E MADHE RRETHRROTULLIMI SAUK I VJETËR-TEG

    Sasia që nevojitet: 1157

    Rrethrrotullimi Sauk i Vjetër – Mbikalimi (pjesa jugore):

    • Selvi.

    Rrethrrotullimi Sauk i Vjetër – Mbikalimi (pjesa veriore):

    • Selvi – Bli fletëgjerë – Panjë – Manjolë – Fotinia – Ligustër.

    Hapësirat poshtë Mbikalimit:

    • Selvi – Bli fletëgjerë – Fotinia – Likuidambër – Kumbull e kuqe – Ilqe.

    Segmenti Mbikalim-TEG:

    • Selvi – Bli fletëgjerë – Fotinia – Panjë.

     

    KODRAT DHE LIQENI I KASHARIT –

    Sasia që nevojitet: 5000 

    VAQARRIT DHE SHARRËS –

    Sasia që nevojitet: 33 150

    • Pishë e butë – Selvi – Lejlandër – Dafinë – Manjolë – Hunap – Ilqe – Tespi – Panja fletërrap – Kumbull – Frashër i  hirtë – Likuidambër – Paulonia – Qershi japoneze – Lis i thjeshtë – Bli hibrid – Carac – Gështenjë e egër.

     

    KODRAT E SELITËS –

    Sasia që nevojitet: 5000

    • Lejlandër Dafinë  Hunap Ilqe Tespi Panja fletërrap Frashër i  hirtë  Lis i thjeshtë Bli hibrid Carac Gështenjë e egër.

     

    UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

    Sasia që nevojitet: 2619

    • Pishë e butë  Lejlandër  Dafinë Manjolë  Hunap Ilqe Tespi Panjë fletërrap Kumbull Frashër i  hirtë Langestromia Likuidambër Bli hibrid Carac Gështenjë e egër.

     

    MBILL NË LAGJEN TËNDE

    Sasia që nevojitet: 4302 

    Njësia Nr.1:

    • Fusha te “Ali Demi” – Panjë – 25 copë.

    Njësia Nr.2:

    • Lulishtja te Iraniani – Fotinia – 30 copë.
    • Rr. “Shahin Toçi” – Bli – 43 copë.

    Njësia Nr.3:

    • Lulishte në rr. “Imer Ndregjoni” – Panjë e kuqe – 20 copë.
    • Çerdhja Nr. 56, Rr. “Endri Keko”, Rr. “Marije Kraja”, Rr. “Sadik Petrela”, Varri Bamit – Bli – 131 copë.

    Njësia Nr.4:

    • Lulishtja te Ora News – Likuidambër – 89 copë.

    Njësia Nr.6:

    • Sheshi “Garibaldi” – Panjë dhe Bli – 25 copë.
    • Lulishtja në rr. “Llambi Bonata” – Likuidambër, Panjë e kuqe, Kumbull e kuqe – 60 copë.
    • Rr. “Thoma Koxhaj” – Bli – 45 copë.
    • Rr. “Besim Alla” – Bli – 110 copë.

    Njësia Nr.8:

    • Rr. “Ali Pashë Gucia” – Panjë e kuqe – 20 copë.

    Njësia Nr.9:

    • Bulevardi “Zogu i Parë” – Fotini dhe Frashër – 2103 copë.
    • Rr. “Eshref Frashëri” – Bli, Panjë, Manjola, Pishë – 21 copë.

    Njësia Nr.10:

    • Rr “Kavajës” (Seg. Qendër -21 Dhjetori) – Ligustër – 985 copë.
    • Rr. “Mine Peza” – Panjë – 30 copë.

    Njësia Kashar:

    • Rr. “Pavarësia” – Panjë e kuqe – 125 copë, Selvi – 23 copë.
    • Rr. “Sokrat Mosko” – Likuidambër – 152 copë.

    Njësia Farkë:

    • Rr. “Mjull”, Bathore – Selvi – 61 copë.
    • Rr. “Collak” – Selvi – 40 copë.
    • Rr. “Diga e Liqenit” – Panjë e kuqe dhe Bli – 59 copë.
    • Zona pranë Rolling Hills – Selvi – 122 copë.
    • Mbikalimi i Autostradës Tiranë – Elbasan – Likuidambër, Kumbull e kuqe, Selvi, Panjë – 198 copë.

    * Specifikimet e bimësisë:

    • Pishë e butë (Pinus radiata), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 80 cm.
    • Lejlandër (Pinus), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 80 cm.
    • Dafinë (Laura nobilis), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Manjolë (Magnolia grandiflora), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Hunap, lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut.
    • Ilqe (Quercus ilex ), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Tespi (Melia azerdorch), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Panjë fletërrap (Acer Pseudoplatanus), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Kumbull (Prunus pissardi), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Kumbull e kuqe (Prunus pissardi), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Frashër i  hirtë (Fraxinus), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Langestromia (Lagerstroemia indica), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Likuidambër (Liquidonbar styraciflua), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Paulonia, e trajtuar në kubikç dhe e shartuar. Mosha 2 vjeçare.
    • Qershi japoneze (Prunus surrulata), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Lis i thjeshtë, lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 80 cm.
    • Bli hibrid (Tilia Platyphylys scop), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Bli fletëgjerë (Tilia playfyllos), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Carac (Celtis), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 1,5-2 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Gështenjë e egër (Aesculus hippocastanum), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,1-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Fotinia (Photinia fraseri x Red Robin), lartësia e trungut 2,5-3 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Ligustër (Ligustrum japonica), lartësia e trungut 2-2,5 m, lartësia e kurorës 0,5-1 m, madhësia bukës dheut 60 cm.
    • Selvi (Cupressus), lartësia e trungut 0,3 m, lartësia e kurorës 3 m, madhësia bukës dheut 40 cm.

     

    Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës 2017-2018 referojuni: 

    • Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
    • Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, Bashkia Tiranë (Mbjelljet)