Hapet sezoni i ri artistik te Amfiteatri i Tiranës
Hapet sezoni i ri te Amfiteatri i Liqenit, muzikë dhe vallëzim për të gjithë qytetarët
Brass Dance hap siparin e një sezoni të ri plot koncerte dhe aktivitete social – kulturore në Amfiteatrin e Tiranës. Për herë të parë Banda e Qytetit u shoqërua në numrat e saj nga performanca e balerinëve. Pjesë e shfaqjes ishin numra të përzgjedhur të repertorit më të njohur botëror. Amfiteatri i Tiranës është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh. I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm mirëpret publikun me koncerte, festivale, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Tiranës në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.
http://www.panorama.com.al/hapet-sezoni-i-ri-te-amfiteatri-i-liqenit-muzike-dhe-vallezim-per-te-gjithe-qytetaret/
https://www.gazetatema.net/2019/04/29/fotot-hapet-sezoni-i-ri-tek-amfiteatri-i-liqenit-muzike-dhe-vallezim-per-te-gjithe/
https://shqiptarja.com/lajm/hapet-sezoni-i-ri-te-amfiteatri-i-liqenit-muzike-dhe-vallezim-per-te-gjithe-qytetaret