
Hiking në rrethinat e Tiranës!
Është koha perfekte për të rinisur një nga aktivitetet më të dashura e më pranë natyrës, hiking në rrethinat e Tiranës! Fundjavë, diell dhe mbi të gjitha shumë mall për ecjet tona në natyrë, për të parë e prekur nga afër shtigjet që na çojnë drejt natyrës, historisë, trashëgimisë. Ne zgjodhëm këtë herë shtegun Baldushk-Petrelë, një nga zonat më të bukura e me natyrë të paprekur. Një aktivitet i një shkalle vështirësie të lehtë dhe ideal për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë ecjet në natyrë, ndaj ne ua sugjerojmë!