I japim dorën e fundit sheshit të ri rekreativ të Laprakës!
I japim dorën e fundit sheshit të ri rekreativ të Laprakës, në rrugën “Lord Bajron”! U vendosën modulet e reja, u sistemua bimësia me pemë e shkurre dekorative, u krijua një zonë pushimi, u rehabilitua fusha e basketbollit dhe rrugicat, dhe tashmë është thuajse gati të mirëpresë fëmijët e lagjes. Fëmijët janë prioriteti ynë, argëtimi i tyre na jep krahë të punojmë çdo ditë me përkushtim dhe dëshirë për më shumë sheshe rekreative, kënde lojërash e parqe për një jetë aktive, sociale dhe të shëndetshme!
