
I shtojmë ngjyrat dhe mobilojmë para përurimit, Akademinë e Çiklizmit!
I shtojmë ngjyrat dhe mobilojmë para përurimit, Akademinë e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit! Përpos gjelbërimit, moduleve lodra dhe vijëzimit, në këndin më të ri rekreativ dhe edukativ për fëmijët janë vendosur tashmë edhe stolat, si dhe Këndi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili promovon një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për njerëzit dhe botën. Stolat dhe tabela u dhuruan nga ANTEA Cement Sh.a., në kuadër të planit të veprimeve për përgjegjësinë sociale të korporatës.