Inagurimi i “Molit të Varkave”
Projekti i rikualifikimit të “Molit të Vakave” pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë u hartua si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Pjesë e projektit, të financuar nga American Bank of Investments, është flota lundruese me mjete të pastra prej 10 varkash, nga të cilat 3 me vela dhe 14 kanoe. Përurimi i molit, më 14 Shkurt rikthehu pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen duke e shndërruar Parkun e Liqenit Artificial në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.