
Internshipi i përfunduar me sukses pranë APR-së nga studentët e UBT-së!
Edhe 9 studente të tjera nga Universiteti Bujqësor i Tiranës përfunduan me sukses internshipin pranë APR, një mënyrë efektive e zhvillimit praktik dhe profesional të eksperiencës akademike! Studentet, 6 prej të cilave në profilin Arkitekturë Peisazhi dhe 3 të tjera në Agro Mjedis patën mundësinë të përfitojnë eksperiencë profesionale jo vetëm në fushën e tyre të studimit, por edhe më gjerë, teksa siguruan hapësirat e duhura për zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e kontakteve të para me tregun e punës! Suksese të mëtejshme vajza!