Sep
30
Fri
2022
Tanita Tikaram @ Parku Olimpik "Feti Borova"
Sep 30 @ 20:00 – 21:00
Tanita Tikaram @ Parku Olimpik "Feti Borova"

Jeni gati për një shfaqje të paharrueshme Jazz-Pop?
Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur gjermane Tanita Tikaram e muzikës pop/folk/xhaz vjen në Parkun Olimpik si organizim i Living Room Entertainment me bashkëpunim Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Filllimin e saj e nisi në klubet e natës derisa mori vëmendjen e WEA Records dhe publikoi albumin e saj të parë kur ishte vetëm 19 vjeç në vitin 1988 me hitet “Twist On My Sobriety” dhe “Good Tradition”, të cilat janë ende hite të njohura në mbarë botën.
Ju mirëpresim ditën e premte, datë 30 Shtator, ora 20:00. Mos e humbisni!
Hyrja është me bileta.
Për më shumë informacion rreth biletave ndiqni link-un:
livingroomshow.al

Oct
6
Thu
2022
“Green Fest – Shijo Produktet Lokale” @ Sheshi Skënderbej
Oct 6 @ 09:00 – Oct 9 @ 19:00
“Green Fest – Shijo Produktet Lokale” @ Sheshi Skënderbej
Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, do të mbaj eventin më të rëndësishëm të vitit për Prodhuesit, Distributorët dhe Konsumatorin shqiptarë “Green Fest – Shijo Produktet Lokale ” në datat 6-9 Tetor në Sheshin “Skënderbej” .
Një ndër panairet më të frekuentuar nga konsumatorët Shqiptare, ku do të jenë pjesëmarrës 50 biznese të sektorëve të ndryshëm dhe 200 fermer.
“Green Fest-Shijo Produktet Lokale” është festa më madhe e biznesit shqipfolës, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i kompanive nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Kompanitë pjesëmarrëse ndër vite janë kryesisht të profilit agroushqimor por jo vetëm .
Sektorët pjesëmarrës do të jenë: Birrarit, Pjie freskuese, Uji dhe Filtrat e Ujit, Produkte dhe Nënprodukte Mishi, Produkte Bulmeti, Produkte Ushqimore, Kantina Vere, Vaji i Ullirit, Ferma, Agroturizmi, Kulinaria, Produktet Bio, Banka dhe OJF dhe Restorante, Kafene etj.
Panairi do të konceptohet si një pikëtakim mes prodhuesve, importuesve dhe konsmuatorëve të cilët pritet të jenë të shumët në sheshin “Skenderbej”, ku fokusi kryesor eshte promovimi i kompanive qe operojne ne tregun Shqiptar.
“Green Fest – Shijo Produktet Lokale” do të bëjë të mundur:
Instalimin e teknologjisë informuese për krijimin e një guide përfaqësimi nga të gjithë sektoret pjesëmarrës;
Krijimin e një tregu multifunksional;
Prezantimin e qytetarëve me gamën e produkteve të prodhuesve shqiptarë në tregun vendas dhe prodhimet më të spikatura të importueseve që janë bërë pjesë e tregut tonë;
Promovimin e biznesit në panele vetjake dhe të organizuara;
Shkëmbimin e markave vjetore të tyre dhe serinë e prodhimeve të hedhura në qarkullim përgjatë një viti;
Rezervo hapësirën tënde duke dërguar një email tek [email protected]
Oct
9
Sun
2022
Laura Pergolizzi- Koncert @ Sheshi Nënë Tereza
Oct 9 @ 20:00 – 21:00
Laura Pergolizzi- Koncert @ Sheshi Nënë Tereza

LP (Laura Pergolizzi) është një këngëtare/kantautore e famshme dhe e suksesshme e muzikës pop, e njohur masivisht për këngën “Lost On You”.Në vitin 2012 ajo publikoi albumin e saj debutues “Into The Wild” dhe në vitin 2015 pati një tjetër zbulim me albumin “Lost On You” me këngën e vetëtitulluar, që ende është një hit në mbarë botën dhe këngën “Muddy Waters”. Për të gjithë fansat e saj, ajo vjen live në Sheshin Nënë Tereza, në datë 9 Tetor.

Për informacion rreth biletave, ndiqni link-un:

www.livingroomshow.al

Oct
23
Sun
2022
Tirana Marathon – Vrapo për paqe @ Sheshi Skënderbej
Oct 23 @ 09:00 – 10:00
Tirana Marathon - Vrapo për paqe @ Sheshi Skënderbej
Erdhi koha të nisësh stërvitjen!
Maratona e Tiranës 2022  – Vrapojmë për paqe!
Edicioni i 6-të i ngjarjes më të madhe sportive në kryeqytet vjen më 23 tetor!
Regjistrohu – Përgatitu – Fito!
Për më shumë informacion rreth garës, klikoni në link-un e mëposhtëm: