Dec
3
Sat
2022
Ekspozitë – Art në park @ Zoo Park
Dec 3 @ 10:00 – Dec 4 @ 11:00
Ekspozitë - Art në park @ Zoo Park

Bota e të vegjëlve me art në skulpturë!
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit sjellin ekspozitën “Art në Park” mbi veprën e artistit Henri Mimani me punime nga fëmijë skulptorë.
Vepra me titull “Materializimi i Ëndrrës” e paraqitur figurativisht me monologun e dy gjirafave të cilat krijojnë një gjëndje iluzive në dualizmin e shpresës që nuk mbaron, e cila në rastin e njërës prej figurave shuhet me ikjen dhe rikrijohet me ardhjen. Ëndërr kjo e artistit që në fëmijëri, për të qënë përballë një gjirafe në një Zoopark. Nxitojmë të rritemi, ndërsa ruajmë fëmijën brënda nesh.
Artisti dhe fëmijët do të jenë të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit për të ilustruar me fjalë se cila do të ishte një ëndërr të cilën do të donin ta materializonin në një formë tre dimensionale “skulpture”. Fëmijët të përfshirë në shumëllojshmëri të gjerë të artit, shfletimi i librave te artit, vizitat ne ateljen e skulptorit, bashkëveprimi me duart dhe idetë e njëritjetrit dhe më e rëndësishmja vetë artisti do jetë duke materializuar ëndrrën e tij me ndihmën e artistëve të vegjël.
Datë 3 dhe 4 dhjetor, në Zoo Park!

Dec
9
Fri
2022
Deborah De Luca @ Parku Olimpik "Feti Borova"
Dec 9 @ 21:00 – 23:00
Deborah De Luca @ Parku Olimpik "Feti Borova"
Jeni gati për një tjetër performancë nën ritmet e muzikës elektronike?
Deborah De Luca, dj me famë botërore vjen në kryeqytet si organizim i “Go Wild” në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Fillimisht ajo e nisi në Italinë e Veriut duke studiuar për t’u bërë stiliste, por shpejt e kuptoi që pasioni i saj ishte në një drejtim krejtësisht tjetër. Entuziazmi për jetën në klubet e natës i dha arsyen e duhur për të nisur një rrugëtim që tashmë numëron shumë njerëz që e vlerësojnë, para së gjithash për talentin e saj. Muzika e saj në pak vite u shndërrua në një markë cilësore, një shkrirje e mirë e teknikës së fortë dhe tingujve minimalë, pa qenë ndonjëherë e zakonshme.
Sot, Deborah De Luca luan në të gjithë botën dhe vazhdon të prodhojë muzikë gjithmonë të freskët dhe novatore, ndonëse nuk i përket asnjë tendence muzikore, por bashkon gjithmonë shije të ndryshme.
Ju mirëpresim ditën e premte, datë 9 Dhjetor, ora 21:00, te Parku Olimpik “Feti Borova”.
Hyrja me biletë!
Për informacion rreth biletave ndiqni link-un:
https://www.gowild.al/event/deborah-de-luca-tirana#