E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Kampionati Europian i Basketbollit U18 për Djem

Kampionati Europian i Basketbollit U18 për Djem

Nga data 19 deri më 27 Korrik, Parku Olimpik “Feti Borova” mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të verës: Kampionatin Europian të Basketbollit U18 për Djem – Divizioni C, me pjesëmarrjen e skuadrave nga 10 shtete europiane!
Kombëtarja Shqiptare bën pjesë në Grupin B, së bashku me Luksemburgun, Maltën, Andorrën dhe Moldavinë, ndërsa ndeshja hapëse për kuqezinjtë u zhvillua më 19 korrik kundër Maltës.

Turneu ofron 10 ditë emocionuese me ndeshje plot pasion, energji rinore dhe talente që premtojnë shumë për të ardhmen e sportit shqiptar dhe europian. Ky është viti i gjashtë radhazi që Shqipëria mirëpret një kampionat europian për moshat U, duke e pozicionuar si një destinacion të rëndësishëm sportiv në rajon.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në zemër të Tiranës dhe janë të hapura për publikun. Një festë e vërtetë për sportdashësit!