Këndi i Forcës Nr.2 në Parkun e Madh të Liqenit, pas rehabilitimit të plotë nga specialistët tanë. Në të gjithë sipërfaqen përreth u vendos një shtresë e re, u bënë disa riparime ndërtimore, u lyen dhe u riparuan modulet e forcës dhe siç e shihni, tashmë Këndi i Forcës është gati dhe mirëpret këdo që pëlqen të ushtrohet në natyrë!