Mirupafshim Roki dhe Smoki!
Tirana Zoo Park përcolli dy arushët, që emrin e morrën nga publiku, Roki e Smoki, për në rezervatin gjerman. Në bashkëpunim me ARA dhe ISHMP e MM këta dy arushë u shpëtuan 2 muaj më parë nga abuzimi e shfrytëzimi. Tirana Zoo Park u bë shtëpiza e tyre e përkohshme, ku u kujdesëm e ku ata morrën veten mjaft shpejt e mirë. Këto dy muaj Roki e Smoki u bënë gëzimi i vizitorëve të Kopështit Zoologjik. APR – Bashkia Tiranë
Tvsh – Festivali Etnofolk tek Liqeni
Organizohet për herë të parë në Tiranë Festivali Etnofolk, i cili do të mbledhë rreth vetes të paktën 600 artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Skenë e tij do të jetë Amfiteatri te Kodrat e Liqenit.
Shqiptarja.com – Starton për herë të parë “Etno Folk “, 5 netë rresht tek Amfiteatri i Liqenit!
Starton për herë të parë "Etno Folk ", 5 netë rresht tek Amfiteatri i Liqenit! Për herë në historikun e Tiranës vjen një festival folklorik në natyrë. Festivali Etno Folk 2016 i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me drejtor koreografin Arjan Sukniqi dhe Bashkia Tiranës do të nis këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Parkut të Madh te Liqeni. Arjan Sukniqi rrëfen se do të marrin pjesë ansamble popullore dhe qytetarë nga Tirana, Dropulli, Skrapari, Lushnja, Tropoja, Berati, Elbasani, Gramshi,
Report Tv – Hapësirë dedikuar Etno Folk Tirana 2016
Për herë në historikun e Tiranës vjen një festival folklorik në natyrë. Festivali Etno Folk 2016 i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me drejtor koreografin Arjan Sukniqi dhe Bashkia Tiranës do të nis këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Parkut të Madh te Liqeni. Arjan Sukniqi rrëfen se do të marrin pjesë ansamble popullore dhe qytetarë nga Tirana, Dropulli, Skrapari, Lushnja, Tropoja, Berati, Elbasani, Gramshi, Cërriku, Korça, Vlora, Mati e Kosova. Bexhet Fezolli organizatori i grupit folklorik që vjen