Dita e Verës, festa unike e shqiptarëve
14 Marsi i ngjante tamam një Dite Vere. Tirana ishte e mbushur plot me aktivitete dhe mijëra qytetarë shijuan në maksimum eventet e organizuara, të cilat tashmë janë një traditë e bukur Parku i Liqenit u mbush plot me vizitorë të qëllimshëm apo dhe rastësor të cilët nuk hezituan të bëheshin pjesë e aktiviteteve dhe organizimeve. Fëmijet dhe të rriturit u dukën se shijuan tamam një "dite vere" ndryshe, e cila solli lumturi e gëzim në portretet e tyre Më poshtë do
Koncert në Ditën e Verës
Gjatë Ditës së Verës një nga organizimet më të bukura ishte Koncerti Festiv për të gjitha moshat i cila zgjati më shumë se dy orë. Nën tingujt e artistëve më në zë të momentit, spektatorët shijuan performancat e tyre duke kënduar e kërcyer bashkë me ta. Emra të mëdhenj si Eneda Tarifa, Eranda Libohova, Grupi “West Side Family”, Era Rusi , Orgesa Zaimi dhe Grupi Rock “Piter Pan” i dhanë Parkut të Liqenit një atmosferë ndryshe dhe festive.
Dita e Verës në Parkun e Liqenit
14 Marsi ishte një nga ditët më të bukura , e cila mblodhi shumë qytetar në Parkun e Liqenit Të gjithë të pranishmit u argëtuan pa fund me aktivitetet e organizuara. Fëmijet ishin gëzimi dhe hareja e asaj dite të cilët u përfshinë jo pak në lojrat si ciklizmi , futbolli , valle etj Artistët e vegjël luajtën , mësuan dhe u argëtuan duke e bërë Ditën e Verës një nga ditët më të ngohta anekënd Parkut