Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram
    a

    Left Sidebar

    "Dita e Verës" vjen në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës me një super koncert me pjesëmarrjen e grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur, si dhe me aktivitete të shumta artistiko-kulturore e sportive për të gjitha moshat. Ejani të festojmë së bashku me 14 mars në natyrën e bukur të parkut, nga ora 10:00 - 20:00, me pjesëmarrjen e Bandës Frymore të Qytetit, Cirkut Kombëtar, grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur, balet, muzikë me DJ, sport, pikturë dhe plot lojëra argëtuese e

      Gështenja e egër është një prej pemëve më të bukura gjatë pranverës me lulet e saj të mëdha e të bardha në formë shandani. Etleva zgjodhi ta mbjellë këtë pemë në Parkun e Madh të Liqenit për të përjetësuar kujtimin e bashkëshortit, që ndërroi jetë pak kohë më parë. Faleminderit Etleva dhe familja Bregu që u bëtë pjesë e nismës "Dhuro pemë për Tiranën"!

    Pemë për 8 Mars! Në ditën e gruas, 8 marsit, në simbol të jetës dhe së ardhmes, stafi i vajzave dhe grave pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhuruan 18 pemë për qytetin e Tiranës. Një kontribut jo vetëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet por edhe si shenjë e jetës që figura e gruas mban. Faleminderit Ministres Frida Kifca dhe stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit!