Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram
    a

    Left Sidebar

    +500 pemë i shtohen parkut të Pezës. Së bashku me gjimnazistët për të aritur mision e përbashkët, pemën e 1.000.000! Tirana mbushet dita-ditës me pemë të dhuruara nga qytetarë që besojnë se të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë për qytetin tonë!

    Tirana Qyteti Europian i Sportit mirëpriti garën "Tirana Cross Country 2023"! 200 nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës garuan në disiplinën Olimpike “Cross Country” të Biçikletave Malore “Mountain Bike”, duke u bërë pjesë e aktivitetit masiv të çiklizmit, që u zhvillua këtë fundjavë në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës.

    Një tjetër orë çiklizmi në shkollën 9- vjeçare "Edith Durham", ku u pajisën me certifikata 150 nxënës të klasave të 5-ta. Së bashku me GIZ Albania, fëmijëve u mësuam fillimisht bazat në teori, ndërsa më pas u ushtruan me biçikletë, duke mësuar gjithashtu rëndësinë e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore. Klasat janë pjesë e parapërgatitjes për Akademinë e ardhshme të Çiklizmit që do të hapet në Parkun e Madh të Liqenit